fbpx

Gjendja në pikat e kalimeve kufitare

nga Revista Kosovarja

Në pikat e kalimit kufitar Muçibabë dhe Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë të ngarkuara edhe në orët e mbrëmjes.

Pritjet e automjeteve për të hyrë në pikën e kalimit kufitar Muçibabë janë një orë dhe kolona 300 metra e gjatë, ndërsa në dalje nuk ka pritje.

Kolonë deri në 200 metra është edhe në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku pritjet për të hyrë janë 45 minuta, ndërsa në dalje 30 minuta dhe ka kolonë 100 metra.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka pritje dhe ato kryesisht zgjasin 3 deri në 10 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]