Këngëtarja e muzikës pop, Kylie Minogue, ka anuluar katër koncerte, duke përmendur arsye shëndetësore.
Ylli 56-vjeçar u sëmur pas turneut të saj “Tension” dhe i informoi fansat për të gjitha këto, duke deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse kishte laringit.
Përshëndetje fansa, siç mund ta dini disa prej jush, shtatë ditë më parë përfunduam turneun në Mbretërinë e Bashkuar. Arrita të arrija në vijën e finishit, por për fat të keq u sëmura nga një infeksion viral”-deklaroi ajo në fillim.
Ajo pohon se po bën çmos që të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vazhdojë të performojë.
“Po bëj çmos që të shërohem shpejt dhe të filloj shfaqjen time të radhës, por kam frikë se do të më duhen disa ditë që të shërohem mjaftueshëm për t’u rikthyer në skenë dhe për t’ju dhënë gjithçka”.
Për shkak të një infeksioni viral, asaj iu desh të shtynte koncertet në Berlin, Lodz, Kaunas dhe Talin.
“Më vjen shumë keq! Nuk kam zgjidhje tjetër veçse t’i shtyj koncertet në Berlin, Lodz, Kaunas dhe Talin sipas planit. Ju lutemi ruani biletat tuaja, po bëjmë çmos për të ndryshuar datat dhe do t’ju njoftojmë së shpejti.
Rikujtojmë se Kylie e filloi turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe më 16 qershor ishte planifikuar të performonte në Uber Arena në Berlin të Gjermanisë, e më pas në Poloni, Lituani dhe Estoni.