Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjermania i zgjat kufizimet deri me 14 shkurt

nga Revista Kosovarja

Gjermania zgjat kufizimet për shkak të pandemisë COVID, ku do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt, ndërsa bën të detyrueshme në rrugë dhe ambientet publike edhe mbajtjen e maskës mjekësore.

Mbi artikull

Kufizimet ekzistuese ishin në fuqi deri në fund të janarit, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka deklaruar zgjatjen e kufizimeve deri më 14 shkurt për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Shumica e dyqaneve dhe shkollave do të mbeten të mbyllura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 11 834 raste të reja dhe 1091 viktima. Ndërsa në total që nga fillimi i pandemisë janë shënuar mbi 2 milionë raste pozitive dhe mbi 49 mijë viktima.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]