fbpx

Gjermania regjistron 31 raste të problemit të gjakut tek personat e vaksinuar me AstraZeneca

nga Revista Kosovarja

31 raste të mpiksjes në venat cerebrale nga vaksina e AstraZeneca janë regjistruar nga rregullatori i vaksinave në Gjermani.

Rregullatori i vaksinave në Gjermani ka thënë se ka regjistruar 31 raste të një mpiksje të rrallë gjaku në tru, nëntë prej të cilave rezultuan me vdekje, pasi njerëzit morën një vaksinë anti-COVID nga AstraZeneca.

Instituti Paul Ehrlich tha se tani ka regjistruar 31 raste të mpiksjes në venat cerebrale – të njohura si trombozë e venave sinus, ose CSVT – dhe se në 19 prej tyre kishte një mungesë të trombociteve të gjakut ose trombocitepenisë, raporton Reuters.

Në nëntë raste, personat e prekur vdiqën.

Me përjashtim të dy rasteve, të gjitha raportet kishin të bënin me gra të moshës 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]