fbpx

Gjest i bukur nga Lady Gaga, nxitoi për të ndihmuar fotografin që u rrëzua në tapetin e “Oscars”

nga Revista Kosovarja

Një tjetër arsye e rëndësishme për të dashur akoma më shumë Lady Gagan.

Ndërsa po ecte të dielën në tapetin e kuq në “Oscars 2023”, këngëtarja e “Poker Face” nxitoi për të ndihmuar një fotografi i cili u rrëzua shumë pranë saj.

Fotografi në fjalë po përpiqej t’ia bënte disa foto Gagas para se të humbiste ekuilibrin dhe të rrëzohej në tapetin ngjyrë shampanjë.

Gaga, 36-vjeçe, vrapoi drejt fotografit për ta ndihmuar, gjersa u ngrit shpejt në këmbë.

Pasi e kuptoi se ishte mirë, këngëtarja fituese e “Oscar”-it u kthye në ngjarjen kryesore, ndërsa të pranishmit vlerësuan gjestin e saj të këndshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]