Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti dhe Rozana Radi krijuan një marrëdhënie dinamike, shpeshherë të komentuar nga publiku.
Ani pse raporti i tyre pas daljes nuk ishte aq i afërt sa brenda shtëpisë, megjithatë ajo që i ka befasuar ndjekësit është veprimi i fundit i Gjestit, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht mungesës së ndjekjes në ‘instagram’, Gjesti është parë duke i pëlqyer postimin e fundit të këngëtares.
Ky veprim i thjeshtë por i zëshëm ka ndezur diskutimet në rrjet, duke aluduar për një bashkëpunim në muzikë.