Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Gjesti, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Kohët e fundit, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj interesant, Gjesti po i shfaq hapur pëlqimet e tij ndaj postimeve të Gloria Meshit, një tjetër emër i njohur nga bota e televizionit. Ai është parë duke reaguar me “like” në disa nga postimet më të fundit të saj, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ka ngjallur interes të madh, sidomos për faktin se nuk bëhet fjalë për Eglin, vajzën me të cilën Gjesti kishte krijuar një lidhje emocionale gjatë qëndrimit në ‘BBVA’. Megjithëse nuk është konfirmuar një ndarje mes tyre, por veprimet e këngëtarit po lenë vend për dyshime.
Kujtojmw se Gloria është një emër që u bë i njohur për publikun vitin e kaluar, pas pjesëmarrjes së saj në ‘Ferma VIP’.