Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

nga Revista Kosovarja

Drama në shtëpinë e Big Brother vijon të intensifikohet, teksa Gjesti është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë.

Mbi artikull

Pas përfitimit të një valixheje me zarfe nga Vëllai i Madh, ai u detyrua të zgjidhte një banore tjetër për të ndarë shtratin gjatë natës. Në këtë situatë, reperi nga Peja vendosi që partnerja e tij e re për gjumë të ishte Rizarta.

Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Egli, e cila ka shfaqur hapur xhelozinë e saj për Gjestin në javët e fundit. Ajo u duk e mërzitur dhe e zhgënjyer nga zgjedhja e tij, duke mos e fshehur pakënaqësinë në shtëpi.

Nga ana tjetër, diskutime rreth këtij vendimi nuk munguan as në dhomën e gjumit, ku Rozana e sfidoi Gjestin duke e pyetur pse nuk zgjodhi Vserlon për të ndarë krevatin. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Çfarë Vserlo more, me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht,” tha reperi pejan, duke shfaqur hapur tensionin dhe konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me Vserlon brenda shtëpisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky moment ka ndezur edhe më shumë debatin mes banorëve, ndërsa marrëdhëniet mes Gjestit, Eglit dhe Rizartës tashmë janë në një pikë delikate. Si do të ndikojë ky zhvillim në dinamikën e lojës? Publiku pret me kureshtje se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]