Gjesti nuk ndahet nga gota, edhe pas “BBVA”. Këngëtari po e shijon jetën dhe famën.
Edhe pse aventura e tij në shtëpinë më të famshme shqiptare ka përfunduar, duket se Gjesti nuk ka lënë pas vetes disa prej zakoneve që e shoqëruan gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai është parë duke shijuar një gotë Jack Daniel’s me Coca-Cola.
Nga birra, Gjesti tashmë paska kaluar në pije më luksoze, shkruan “Kosovarja”.
Por një gjë është e sigurt: Gjesti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe më tej.