Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjetjet e reja të këtij studimi mund t’ju bindin për ta marrë vaksinën

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri i infektimeve me Covid-19 zbuloi se vaksinat, jo vetëm që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital, por gjithashtu mund të ulin shanset për të pasur simptoma afatgjata të Covid-19.

Mbi artikull

“Ne zbuluam se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infeksionit, pas vaksinimit përafërsisht u përgjysmuan pas dy dozash vaksinë. Ky rezultat sugjeron që rreziku i Covid-it të gjatë zvogëlohet tek individët që kanë marrë vaksinim të dyfishtë”, shkruhej në studimin e botuar të mërkurën në revistën “The Lancet Infectious Diseases”.

Studiuesit, nga institucionet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, analizuan të dhëna të vetë-raportuara nga njerëzit, të cilët ndanë çdo simptomë të Covid-19 duke përdorur një aplikacion të quajtur “Studying Covid Symptoms”. Studiuesit shqyrtuan ato simptoma të vetë-raportuara nga përdoruesit, të cilët thanë se kishin marrë një vaksinë Covid-19 midis 8 dhjetorit 2020 dhe datës 4 korrik 2021- dhe krahasuan simptomat e të vaksinuarve me ata që nuk ishin vaksinuar.

Të dhënat përfshinin më shumë se 1.2 milionë njerëz që raportuan se kishin marrë dozën e parë të vaksinës, dhe në mesin e tyre, 0.5%, ose 6030, rezultuan pozitivë me infeksion të rëndë, pas marrjes së dozës së parë. Në mesin e gati 1 milion të rriturve që raportuan se kishin marrë një dozë të dytë të vaksinës, vetëm 0.2% ose 2370 rezultuan pozitivë pasi përfunduan të dyja dozat.

Moneytizer Paragrafi 4

Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se vaksinimi lidhej me më pak raportim të simptomave në të gjitha grupmoshat dhe shumë njerëz të vaksinuari ishin plotësisht asimptomatikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]