fbpx

Gjidhënie me gjoks të bërë? Flet blogger-ja shqiptare

nga Revista Kosovarja

Gerta Shino, ish-banore në një prej edicioneve të “Big Brother” javë më parë u bë nënë për herë të parë.

Djali, i quajtur Kai, erdhi në jetë si fryt i dashurisë së saj me frizerin shqiptar, Florent Avdullahi.

Gerta që jeton bashkë me Florentin në Oslo të Norvegjisë, me profilin e saj të një blogger-eje mban interaksion të madh me ndjekësit.

Dikush prej tyre, në një “mal” pyetjesh mbi shtatzëninë e ka pyetur mbi gjidhënien pas bërjes së gjoksit, intervenim në të cilin, Gerta ka kaluar kohë më parë.

Përkundër se mund të jetë e habitshme për dikë, gjoksat e mbushur me silikon nuk janë problem për gjidhënie në ditët e sotme.

“Nuk ka asnjë problem, mjekësia ka avancuar” – shprehet mes tjerash Gerta në postimin e bërë në Instagram.

Ajo kredite për faktin që ushqehet djali nga gjiri i saj, i jep doktoreshës e cila e ka kryer intervenimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]