fbpx

Gjilan, arrestohet 53-vjeçari nën dyshimet se ngacmoi në autobus seksualisht 17-vjeçaren

nga Revista Kosovarja

Një 53-vjeçar është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare

Lajmin e ka konfirmuar Gentiana Fejzullahu, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Fejzullahu tha se ndaj tij është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Raportohet se ngacmimi kishte ndodhur në një autobus të trafikut urban.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e ka vëzhguar dhe e ka përcjellë të miturën, e më pas është ulur në ulësen mbrapa saj dhe nga ana e majtë e ulëses ka zgjatur dorën dhe ka filluar ta ledhatojë në pjesën e belit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]