fbpx

Gjinekologia: Mos u vaksinoni në 3 mujorin e parë të shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

Duke jetuar në një kohë pandemie, pyetjet rreth virusit dhe vaksinës janë të shumta.

Një ndër pyetjet që kanë shumë qytetarë është: kur është periudha e duhur për të bërë vaksinën gratë shtatzëne?

Për këtë gjinekologia, Moza Keta, thotë për rtv “ora”, se është mirë që vaksinimi të evitohet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Moza Keta: Unë them në tre mujorin e parë kur ndodh formimi i organeve të bebit, në këtë tre mujor unë mendoj të evitohet kryerja e vaksinës.

Ndër të tjera gjinekologia rekomandon vaksinim e fëmijëve mbi 12 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore.

“Ata janë grupe risku të mëdha, dhe nëse i kap Covidi ata e kalojnë shumë rëndë dhe mund të përfundojnë edhe në vdekje”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]