Bota e modës po përgatitet për eventin më të madh dhe të rëndësishëm të vitit, “Met Gala-në”.
Si çdo vit ajo pritet të jetë një natë magjepsëse e mbushur me ikona të modës, modele, aktorë dhe muzikantë ndërkombëtarja të cilët janë kryefjala e portaleve dhe rrjeteve sociale.
“Met Gala” mbahet gjithmonë të hënën e parë të majit që nga viti 2005 dhe këtë vit kjo traditë do të vazhdojë.
Eventi do të zhvillohet në në 1 maj në Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jork-ut Tema përqendrohet rreth të ndjerit Karl Lagerfeld, disenjatorit dhe drejtorit kreativ për “Chanel” i cili ndërroi jetë në vitin 2019.
Kështu, të gjithë do të vishen në një mënyrë që nderon punën e tij shumëvjeçare dhe do të kenë mundësi të zgjedhin veshje nga arkivat e punimeve të tij të fshehta për markën luksoze.
Fantastike apo jo?
Sipas “Europa FM”, disa nga të ftuarit e konfirmuar të këtij viti janë: Bad Bunny, Bella Hadid, Beyonce, Billie Eilish, Blake Lively, Cara Delevingne, Cardi B, Donatella Versace, Dua Lipa, Gigi Hadid, Hailey Bieber, Jennifer Lopez, Justin Bieber, Katy Perry, motrat Kardashian, Lady Gaga, Rihanna dhe Selena Gomez ndër të tjera. Me këtë listë të VIP-ash, pritet vetëm supriza të mrekullueshme pasi secili prej tyre ka një stil karakteristik mjaft të veçantë. Eventi do të transmetohet në kohë reale në faaqen e web-it të “Vogue” si dhe në platformat e tyre në “YouTube”, “Facebook” dhe “Instagram”.
Çfarë mund të presim nga “Met Gala”?
Përveç shprehjes së individualitetit dhe krijimin e trendeve të reja, ky event vazhdimisht ka ngjallur dhe polemika. Mund të kujtojmë fustanin e zi e cili mbulon të gjithë fytyrën dhe trupin, që Kim Kardhashian zgjodhi të vishte në vitin 2021. Kësaj radhe pritet që të ketë diskutime për dramat potenciale që mund të rinisin mes treshes Justin-Hailey-Selena si dhe njerëz të indinjuar për shkak të komenteve që stilisti Lagerfeld ka bërë vite më parë. Sipas shumë ekspertëve të modës dhe gazetarëve, ai ishte homofob dhe anti-feminist. Na mbetet vetëm të presim e të shohim ç’do të ndodhë.