fbpx

“Gjithë jetën bashkë” – Daut Haradinaj i bën dedikimin romantik gruas

nga Revista Kosovarja

Sot feston ditëlindjen gruaja e Daut Haradinajt, Lola Haradinaj.

Në mesin e shumë urimeve që kanë shkruar në adresë të Lolës është sigurisht edhe urimi nga bashkëshorti i saj, i cili vendosi t’i bëjë asaj një dedikim publik, shkruan “Kosovarja”.

“Urime ditëlindja Lolë. Gjithë jetën bashkë ❤️” ka shkruar politikani i njohur në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet pranë Lolës, në një darkë romantike.

Përndryshe dyshja janë prindër të lumtur e krenarë të dy fëmijëve, Davidit dhe Trojës.

Në anën tjetër kujtojmë se Dauti tashmë ka zyrtarizuar kandidimin e tij për të parin e Prishtinës dhe ka filluar me paraqitjen e projekteve të tij. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]