fbpx

Gjon Muharremaj këndon “Karma” të Anxhela Peristerit

nga Revista Kosovarja

Këtë vit ishin dy shqiptarë që morën pjesë në Eurovision, Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën.

Gjoni u rendit i treti në këtë kompeticion me këngën “Tout l’Univers” e që mori pikët maksimale nga Shqipëria. Këtë Gjon Muharremaj e shoqëroi me simbolin e shqiponjës me duar.

Por së fundmi një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai këndon këngën e bashkëatdhetares së tij, Anxhela Peristeri. “Karma” ishte kënga me të cilën Anxhela shkëlqeu por nuk arriti të sigurojë një pozicion të mirë në finale. / Diaspora Shqiptare /

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]