fbpx

Gjon Muharremaj tregon pse e bëri shqiponjën në Eurovision

nga Revista Kosovarja

Gjon Muharremaj gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Shqiptari, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, zuri vendin e tretë në garën e këtij viti.

Në natën finale, bërja e shqiponjës dy krenare nga ana e tij pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.

Sipas medieve të tyre, ky gjest ishte provokim i qartë që duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dy krenare është simboli i Shqipërisë”.

“Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra e falënderimit”, vazhdoi ai.

Theksojmë që familja e Gjonit jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, por që me prejardhje janë nga Kosova.

Gjon’s Tears ndërkohë ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me 12 pikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]