Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Thaçi

nga Revista Kosovarja

Gjykata Kushtetuse ka shqyrtuar ankesën e VV-së rreth dekretit të Presidentit për të nominuarin për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese kjo Gjykatë ka vendosur pezullimin e dekretit të Presidentit dhe automatikisht pezullimin e formit të Qeverisë deri në një vendim tjetër.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e kësaj Gjykate.

Ndryshe gjatë ditës kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka deklaruar se mbështesin çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe rrjedhimisht do ta respektojnë atë .Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese konfirmon edhe raportimin e “Gazeta Blic” të bërë pak minuta më parë mbi pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi.
Nuk dihet tashmë se çfarë do të ndodhë me seancën e jashtëzakonshme të thirrur për nesër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]