Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes një pacient në Infektivë, në pritje të rezultateve nëse ishte me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Një pacient i pranuar sot rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.

Mbi artikull

Infektologu Nderim Hasani ka bërë të ditur se pacienti 83 vjeç ishte nga Mitrovica.

Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga coronavirusi.

Në mesin e 5 rasteve, të cilat Klinika Infektive i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.

Moneytizer Paragrafi 4