fbpx

Gjyshi i tij në intervistë të drejtpërdrejtë, nipi i ‘vjedh shfaqjen

nga Revista Kosovarja

Ndërsa një pediatër dhe këshilltar i Kryetrarit të Qytetit të New Yourk, Bill de Blasio ishte në një intervistë të drejtpërdrejtë në televizionin ‘MSNBC’ , një mysafir i papritur e ndërpreu.

Nipi i ekspertit u shfaq papritur ndërsa mjeku ishte duke folur për rastet e reja me Covid-19 në qytet, ku rastet u rritën me 3% këtë javë për herë të parë që prej muajit qershor.

Por mes diskutimit, shikuesit u gjendën në një moment komik kur nipi i vogël i doktor Redlener u shfaq papritur. Djali i vogël u pa duke hyrë në dhomë dhe duke kënduar ndërsa gjyshi i atij vazhdoi të fliste për temën që ishte ftuar.

Por, prania e tij u bë përfundimisht e vështirë për tu injoruar kur i vogli hipi në kurrizin e gjyshit dhe nxori gjuhën në kamera dhe të dy prezantuesit shpërthyen në të qeshura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]