fbpx

Gjyshja e harroi në veturë për 8 orë pa mbikëqyrje, foshnja vdes nga nxehtësia

nga Revista Kosovarja

Një foshnje 14 muajshe, ka humbur jetën si pasojë e nxehtësisë në Neë York, meqë ishte harruar nga gjyshja e saj brenda një veture.

Gjyshja e saj e la në automjet pa mbikëqyrje për tetë orë, shkruan abcnews, përcjell klankosova.tv.

Vdekja e saj u konstatua në spital, pas 8 ore qëndrim në veturë, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.

Rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë në Shtetet e Bashkuara çdo vit pasi mbeten ose bllokohen në një makinë, sipas Departamentit të Transportit të SHBA.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]