fbpx

Glauk Konjufca nga Kuvendi ngushëllon Kadri Veselin për humbjen e babait

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka ngushëlluar familjen Veseli për humbjen e babait të tyre, Faik Fazliu.

“Në emër të Kuvendit të Kosovë po i shpreh ngushëllime familjes Veseli, të babait të tyre dhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli”, ka thënë Konjufca.

Ngushëllime në Kuvend për humbjen e babait të Kadri Veselit, ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Para fillimit të kësaj seance po ju informojë se para disa orësh ka ndërruar jetë Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte edhe babai i Kadri veselit. Ai fatkeqësisht nuk e pat afër as djalin e tij me të vogël”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]