Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Glauk Konjufca padit Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje, i kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim

nga Revista Kosovarja

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër zëdhënëses së Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi.

Mbi artikull

Sipas padisë, që e ka parë televizioni Klan Kosova, Kuçi ka shpif për pasurimin e shpejtë dhe të pa bazë të aktivistëve të Vetëvendosjes, specifikisht Glauk Konjufcës, kur në një emision televiziv ka deklaruar se ai, sipas vlerësimit të fundit të pasurisë, i ka gjashtë banesa e tri babai i tij.

Kjo sipas Konjufcës, është shpifje dhe përmes padisë po kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim për prishje të imazhit dhe reputacionit që e ka si kryetar i Kuvendit.

Si dëshmi që kjo është e pavërtetë, Konjufca në shkresën e padisë e ka bashkangjitur edhe deklarimin e fundit të pasurisë ku shkruan se ai ka 1 banesë në emër të vetin, 2 banesa i kanë prindërit e tij dhe 1 shtëpi poashtu.

Moneytizer Paragrafi 4

Televizioni ka kontaktuar avokaten e angazhuar në këtë lëndë, Arbnora Pireva Dervisholli, e cila ka konfirmuar deponimin e padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për këtë, Klani foli edhe me anëtaren e PSD-së, e cila deklaroi që deri pasdite nuk është informuar asgjë në lidhje me padinë dhe se reagim për këtë do të ketë ndërkohë. /Klankosova.tv

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]