fbpx

Goditet me raketë shtëpia e saj, vdes gazetarja gjatë sulmit në Kiev

nga Revista Kosovarja

Forcat ruse nuk po kursejnë as gazetarët gjatë sulmeve në Ukrainë. Kështu, sot pre e këtyre sulmeve ra edhe gazetarja 55 vjeçare, Vira Hyrych, shkruan BBC, transmeton kosovarja.

Ajo ishte gazetare ukrainase e transmetuesit Radio Liberty të financuar nga SHBA, e cila e përshkroi atë si “një profesioniste e vërtetë”.

Trupi i saj u zbulua mëngjesin e sotëm pasi një rakete goditi shtëpinë e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev deklaroi stacioni radiofonik.

“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, tha kolegu i saj Oleksandr Demchenko.

Sulmet raketore ruse erdhën derisa shefi i OKB-së, Antonio Guterres po vizitonte Kievin për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]