fbpx

Goditi me grusht Berishën, agresori i gjakosur arrestohet nga policia

nga Revista Kosovarja

Kanë dalë pamjet e personit që sulmoi sot me gusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ai po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.

Sipas informacioneve në media, Gert Shehu është 31-vjeçari që hyri në radhët e protestuesve dhe goditi me grusht Sali Berishën. Ai është shoqëruar nga Policia në spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor pasi u gjakos nga truprojat dhe mbështetësit.

Priten informacione nga polica për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]