Vdekja e gazetarit dhe analistit Kastriot Myftaraj ka qenë një prej ngjarjeve më të diskutuara të së enjtes.
I ndjeri dyshohet se ka kryer vetëvrasje, pasi policia konfirmoi se ai vdiq pasi u hodh nga kati i katërt e një objekti në Tiranë.
Mbi largimin e tij nga jeta ka pasur komente të shumta, pasi gazetari i ndjerë ka gëzuar një reputacion të keq te besimtarët myslimanë, për shkak të pikëpamjeve të tij kontroverse mbi fenë.
Mu për këtë çështje, hoxha i mirënjohur Ahmed Kalaja bëri një postim në rrjetin social Facebook, duke porositur ndjekësit e tij që të mos shprehin ngushëllime për vdekjen e Myftarajt.
E një nga komentuesit ka qenë edhe reperi u njohur shqiptar, Gold AG.
Rap-artisti i cili njihet si mysliman i devotshëm dhe i ka dedikuar disa here këngë fesë, ka ironizuar me vdekjen e Myftarajt.
Duke shkruar në komentin e tij: “Shyqyr që nuk e paska lënë për nesër habib, se soji i tij do të kishte menduar që ishte i mirë pasi iku (vdiq) në xhuma”.
Ndërkohë, mbi këtë koment ka pasuar një tjetër replikë nga vet Ahmed Kalaja, i cili i shkruan reperit Agushi: “Ku të shkon mendja, i rrezikshëm, po edhe habib je”.
Secili nga komentet kanë marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilëve ka qenë emoji me buzëqeshje.