Artisti Don Xhon ka qenë mjaftë aktiv në botën muzikore.
Para disa ditësh ai paralajmëroi projektin e ri i cili është duke u pritur me padurim nga fansat, shkruan “Kosovarja”.
Dhe lajmi i mirë erdhi, reperi nga Drenica në mesnatë do të publikojë projektin i cili mbanë titullin “Katile”.
Kështu para publikimit të këngës ai ndau për fansat disa imazhe nga videoklipi ku kishte shkrua: “Qetësi para stuhisë”, “Ah moj Katile”.
Ndërkohë, në videoklip do të jetë aktorja dhe moderatorja e njohur, Megi Pojani, ku sipas prapaskenave dyshja duken mjaftë të afërt.