Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Golf II më i shtrenjtë në botë, kjo është shifra marramendëse që do të shitet

nga Revista Kosovarja

Suksesi i Volkswagen Golf II, është versioni i veçantë që aktualisht po shitet për 93.600 euro.

Mbi artikull

Në fund të 80-ve shfaqja e Golfit në Evropë me modelin GTI që prodhonte 112 kuaj-fuqi, ishte bërë lajm ndërkombëtar.

Të rrallë ishin ata fatlumë që kanë mundur të kënaqen në Golf GTI 16 v me 139 kuaj-fuqi apo G60 që kishte një problem me kompresorin por që prodhonte 160 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Në kulmin e ofertës ka qenë Golf Rally që bënte tërheqje me të katër rrotat dhe prodhonte 160 kuaj-fuqi.

Moneytizer Paragrafi 4

Me të Volkswagen tentoi të futet në botën e garave automobilistike dhe të sulmojë Lancia Delta Integrale, por ky tentim dështoi.

Megjithatë, Golf Rally është një “oldtimer” shumë i kërkuar, dhe çmimi për një të tillë që është restauruar apo ruajtur mirë shkon deri në 30 mijë euro.

Por ekziston edhe një version ekzotik i “dyshit” që rrallë kujt i kujtohet. Volkswagen me “dyshin” ka bërë ndërhyrje të shumta.

Golf G60 Limited kishte 210 kuaj-fuqi, që me standardet e sotme ishte shumë. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrinte për 6 sekonda dhe ishte në afër nivelit të superveturave të asaj kohe.

Vlera e kësaj veture është rritur për faktin se një model i tillë ishte prodhuar në vetëm 71 njësi.

Sot nëpër ueb-faqe të shitëse britanikë të veturave klasike 4 Star Classics, në ofertë është një i tillë – pra Golf G60 Limited i prodhuar në vitin 1989 me numrin rëndor 17.

Ka vetëm 108.900 kilometra të kaluara dhe është plotësisht i restauruar, dhe duket sikur është i ri. Çmimi i kësaj veture është 79.995 funte apo 93.600 euro.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]