Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Iluzioni optik ndan internetin – në cilën drejtim e shihni ju rrotullimin e rrethit?

nga Revista Kosovarja

Një iluzion optik i ndau në dy grupe përdoruesit së fundmi.

Mbi artikull

Animacioni i shkurtër përmban 12 blloqe në formë pyke të rregulluar në një rreth që rrotullohet në një lak të vazhdueshëm.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u habitën nga animacioni, i cili ka grumbulluar më shumë se 18 mijë pëlqime në Twitter dhe tetë mijë vota pozitive në Reddit.

Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Më pëlqen se si truri e sheh atë ndryshe, në varësi të vendit ku ai vendos fokusin”.

Moneytizer Paragrafi 4

Dhe një tjetër tha: “A po vjen apo po shkon?” e ndjekur nga një ‘emoji’ fytyre e hutuar.

Iluzioni funksionon duke përdorur pak metoda animacioni për t’i bërë blloqet të duken sikur po shkojnë në dy drejtime njëherësh.

Mbani sytë në një bllok të vetëm në pozicionet e orës nëntë ose tre në rreth. Ata ndryshojnë formën ndërsa rrotullohen. Kjo jep iluzionin e dy llojeve të lëvizjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]