138
Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës tha se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.
“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti për Express.