fbpx

Grabitje në Pejë, persona të maskuar vjedhin para në një shtëpi

nga Revista Kosovarja

Policia ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Viktima kishte raportuar në polici se katër persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë tij dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon celular.

Viktima deklaron se njërin nga të dyshuarit e kishte identifikuar. Policia është në kërkim të dyshuarve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]