fbpx

Graciano Tagani flet për divorcin e prindërve: “Kam pasur një nënë heroinë”

nga Revista Kosovarja

Balerini Graciano Tagani është figurë e dashur për publikun shqiptar i cili ka spikatur gjithnjë për talentin, por edhe personalitetin e tij të fortë.

Graciano është i drejtpërdrejtë dhe jep vazhdimisht mesazhe të forta për të gjithë të rinjtë. Jo pak herë ai ka ndarë copëza nga fëmijëria dhe lidhja emocionale që ka me mamanë dhe motrën e tij. Kësaj radhe, i ftuar në rubrikën “Mama Single”, ai ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale dhe vështirësitë e të qenit fëmija e dy prindërve të divorcuar.

Gjatë rrëfimit, Graciano tregoi se dashuria e nënës së tij heroine e ka bërë njeriun që ai është sot. I pyetur sesi është të rritesh në një familje me dy prindër të ndarë dhe sesi divorci ndikon te fëmijët, ai u shpreh:

“Patjetër që ndikon sepse të mospasurit një baba në krah… Me çfarë kam vënë re gjërat kanë ndryshuar, sepse më parë nuk ka pasur emisione të tilla ku njerëzit ta pranojnë hapur që nuk është fundi i botës ndarja e dy prindërve apo një çifti, sepse shumë më mirë është një ndarje apo harmonia e një çifti sesa një familje ku fëmija sheh dhunë, sherre dhe ka një ngarkesë emocionale që i ndikon më vonë. Nuk është e lehtë aspak. Edhe për mua nuk ka qenë aspak e lehtë megjithëse kam pasur një nënë heroinë, dhe jam rritur me shumë dashuri, gjë që më ka bërë mua një njeri më të mirë sot që sheh gjërat me pozitivitet, duke shmangur anët negative. Jeta vazhdon dhe njeriu duhet të rritet dhe të shoh synimet e veta, pak rëndësi ka nëse ke një apo dy prindër. Mjafton që të jenë shëndoshë e mirë dhe të dy të jenë prindër shumë të mirë, megjithëse nuk kanë qenë të mirë për njeri- tjetrin. Këshilla ime është që edhe kur ndahen nga bashkëshorti apo bashkëshortja, kurrë, kurrë të mos kenë frymën ndaj fëmijëve që babi jot apo mami jot është i/e keqe.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]