fbpx

Granatimet në Odesa të Ukrainës, raportohet për pesë të vdekur

nga Revista Kosovarja

Së paku pesë njerëz janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur në një seri të sulmeve me raketa në portin jugor të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa.

Një zyrtar ukrainas tha se forcat ruse hodhën të paktën gjashtë raketa në qytet. Komanda ajrore jugore e Ukrainës tha më herët se dy raketa goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në Odesa.

Banorët e qytetit dëgjuan shpërthime në zona të ndryshme. Ndërtesat e banimit u goditën”, tha Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]