fbpx

Granatimet ruse vrasin 10 persona në Ukrainën lindore

nga Revista Kosovarja

Granatimet ruse kanë vrarë 10 persona dhe plagosën shumë të tjerë në qytetin Kurakhove dje, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai e përshkroi sulmin në qytet si “shumë të ashpër”.

“Këta ishin njerëz paqësorë, njerëz të zakonshëm”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se katër policë ishin vrarë nga një minë ruse ndërsa punonin për të stabilizuar rrjetin e energjisë në rajonin jugor të Khersonit. Katër të tjerë po trajtoheshin për plagët e marra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]