fbpx

Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

nga Revista Kosovarja

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë.

Burimet bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të io bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]