fbpx

Graniti shpreh dëshirën në sy të Fifit që do të donte t’ia sjellnin ish -të dashurën ta takonte

nga Revista Kosovarja

Derisa të gjithë banorët kanë treguar historitë e tyre të dashurisë edhe ish – futbollisti, Granit Cana, ka treguar për një nga lidhjet e tij të fundit.

Graniti u shpreh se vajzën nga Peja e donë shumë por që nuk janë bashkë plotësisht sepse është e komplikuar, shkruan “Kosovarja”.


Kështu në spektaklin e së premtes, u pyet prapë edhe nga Arbana nëse jashtë është në lidhje dashurie, Graniti u shpreh se është i komplikuar raporti që ka me ish – të dashurën.

Së fundi, derisa ishin në oborr një pjesë e banorëve e në mesin e tyre edhe Fifi, këngëtarja që Graniti pati goxha një afrimitet brenda por që i tha se nuk mund ta shikoj më shumë se sa shoqe derisa kjo e fundit ka thënë se e pëlqen ende Granitin, ish – futbollisti shprehi dëshirën që ta takojë atë.


“Sa do doja ta takoja”, thotë Graniti, derisa Sabiani e pyet nëse ka bërë kërkesën te Big Brother për këtë.

Ndërsa, e pyet edhe Fifin se kush është ajo dhe artistja thotë se nuk e njeh personin në fjalë, e as emrin nuk ia di.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]