fbpx

Grenell iu drejtohet Kurtit e Osmanit: Pse nuk po i dënoni sulmet e Hamasit kundër Izraelit?

nga Revista Kosovarja

Ish-emisari special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell është shprehur i çuditur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë reaguar ende për sulmet e Hamasit në drejtim të Izraelit.

Për këtë çështje ai ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1393229346626629633

Ndryshe, për heshtjen e Osmanit dhe Kurtit karshi këtyre zhvillimeve ka pasur reagime edhe në opinionin publik.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u mbajt marsh protetues në përkrahje të palestinezëve.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është përshkallëzuar shumë ditëve të fundit duke lënë të vrarë mbi 100 persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]