fbpx

Greqia goditet nga tërmeti 6.2 shkallë rihter

nga Revista Kosovarja

Një tërmet me magnitudë paraprake 6.2 të Shkallës Rihter lëkundi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës, në Greqi.

Tërmeti ra në orën 09:17 me orën lokale.Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 10 kilometra nga Ano Arhanes dhe 20 kilometra nga Irákleion. Thellësia e valëve sizmike ishte 2 kilometra.

Momentalisht nuk dihet nëse nga këto lëkundje ka dëme. Mediat vendase raportojnë se banorët dolën të frikësuar në rrugë për shkak të lëkundjeve të forta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]