fbpx

Greqia ka brenda saj 12 mijë ushtarë me origjinë shqiptare

nga Revista Kosovarja

Eksperti i sigurisë në Shqipëri ka pohuar se në Ushtrinë e Greqisë 12 mijë ushtarë janë shqiptarë nga 86 mijë sa ky shtet gjithsej.

Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook’, Bizhga sqaron se nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, rreth 12 mijë janë rekrutë shqiptarë.

“Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, ‘janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e ushtrisë greke’ jo pak por një divizion i kompletuar, kur ne kemi vetëm një brigadë këmbësorie,” shkruan Bizhga.

Kujtojmë, që prej shumë vitesh Shqipëria nuk e ka më të detyrueshëm shërbimin ushtarak.

Në shumë vende të Evropës si dhe në shumicën e vendeve anëtare të aleancës ushtarake transatlantike, NATO-s, shërbimi i detyruar ushtarak ose është hequr fare, ose është ndërprerë. 23 nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë ushtri profesioniste. 21 nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kanë shërbim të detyruar ushtarak.

Suedia e ka ndërprerë shërbimin ushtarak në kohë paqeje, vendim ky që hyn në fuqi pikërisht më 30.06.2010. Krahas Turqisë, Gjermania është i vetmi vend i madh i NATO-s, që rekruton të rinjtë për shërbimin ushtarak. Shërbimi i detyruar ushtarak ekzsiton gjithashtu në Greqi, në Qipro, në Austri, në Norvegji, në Finlandë dhe në Estoni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]