Pak ditë më parë, ajo festoi ditëlindjen e 31-të në një festë e cila u përfol me të madhe dhe bëri shumë bujë.
E pasi e bëri rrjetin ‘rrëmujë’, aktorja e njohur Gresë Gashi ia ‘mbathi’ për disa ditë pushimesh larg Kosovës.
Ajo mori rrugë drejt Gjermanisë.
Nga çfarë kemi parë përmes rrjeteve sociale, Gresa shoqërohet nga gazetari, njëherësh mik i saj, Shëndrit Lumi.
Por, duket se më shumë arsye e çojnë Gresën në Gjermani.
Me shumë gjasë, gjysmëfinalistja e BBVK3 është në një njohje të re.
Një story e hedhur nga Lumi ka ngritur dyshime të cilat përforcohen nga disa shkrepje që kanë ardhur në adresë të Prive
Shqiptarë dëshmitarë okularë kanë kapur Gresën në një market e shoqëruar nga personi në fjalë.
Kurreshtja është shumë e madhe. Lidhje, njohje në fillimet e saj apo asnjëra nga këto… Presim reagimin e Gresës e cila duket e lumtur, të paktën sipas një postimi të bërë në InstaStory ku mbrëmjen e kaluar e konsideron ‘të mrekullueshme’.