Gresa Pallaska është një nga aktoret më të njohura e të suksesshme që ka Kosova, shkruan “Kosovarja”.
Ajo ka një karrierë të pasuaruar me shumë role, por që rolet në serialet vendore, e bënë më të popullarizuar emrin e saj.
Aktorja rrjedh nga një familje artistësh, pasi disa herë e ka bërë të ditur se gjyshja e saj, Jakute Zherka është veterane e arsimit dhe gjithashtu nëna e saj, Valbona Zherka një piktore dhe profesoreshë e dalluar.
Pra, rruga drejt artit dhe skenës së teatrit nuk ka qenë zgjedhje e vështirë për Gresën, pasi është rritur në gjirin e intelektualeve dhe ka marrë shembullin më të mirë nga to.
Roli aktual që ka Gresa është ai i Rabijes në serialin vendor “Çka ka shpija”, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga publiku. /Kosovarja/