fbpx

Greta Koçi i bën një tjetër rreng mamasë së saj, reagimi është njësoj i si të gjitha nënave shqiptare

nga Revista Kosovarja
Për ditën e gënjshtrave më 1 Prill, Greta Koçi i bëri një rreng nënës së saj.Teksa fliste me kamera, këngëtarja i thoshte së ëmës se kishte marrë një qen pitbull.
Kjo e fundit reagoi e revoltuar ndërsa thoshte:“Po për ça e doje? Për ça e doje që mos të vija unë aty se me qentë ti e di që nuk i duroj dot”. Video bëri xhiron e rrjeteve sociale.Megjithatë, ky rreng e ka mërzitur shumë. Duke rikujtuar këtë moment, Greta i ka bërë rrengun e radhës, e cila pa e ditur se po xhirohet thotë:

“U mërzita the, unë u shkatërrova nga nervat, të kisha në shtëpi ta tregoja qejfin”. Më pas, ajo e kupton se po xhirohet dhe thotë: “Se mos po bën video prapë se të griva”.Ndërsa motra e saj, Eni ka komentuar: “Sa perla të @ditakoci2021 kam unë në telefon ehaaa. Meqë e hape lojën Greta, si thua ta vazhdoj unë me mrekullitë që kam në arkiv?”Kujtojmë se Greta tashmë prej kohësh jeton në Vienë aty ku është martuar dhe po shijon jetën me bashkëshortin e saj, por nuk mungojnë vizitat e shpeshta në Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]