fbpx

Grimeri Arbër Bytyqi transformohet në femër për Halloween

nga Revista Kosovarja

Arbëre Bytyqi ka kohë më parë u komentua për ndryshimin e madh në dukje, pas humbjes së 34 kilogramëve.

Por, një ndryshim drastik, grimeri i njohur shqiptar, Arbër Bytyqi ka vendosur të bëjë edhe për festën e Halloween.

Bytyqi ishte në qendër të vëmendjes edhe një herë kur ai postoi një video në llogarinë e tij të Instagram-it, ku grimeri shihet i transformuar në versioni e tij femër.

“Arba është rikthyer”, ka shkruar make-up artisti nga Prizreni, ku shihet me flokë të gjata dhe grim të theksuar.

Video e tij mori reagime dhe komente të shumta, ndërsa emra të njohur të estradës kanë shpërndarë në llogaritë e tyre ndryshimin e Arbërit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arber Bytyqi (@arber_bytyqi_mua)


Kujtojmë që grimeri njihet për bashkëpunimin dhe përkujdesjen e dukje për disa prej emrave më të njohura në vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]