fbpx

Gruaja e Nasim Haradinajt: Jemi shumë të lumtur, që drejtësia po triumfon

nga Revista Kosovarja

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është liruar sot nga të gjitha akuzat nga Gjykata Speciale në Hagë

Gruaja e Nasimit Gjejlone Haradinaj ka thënë për “Indeksonline” se Nasimi është liruar dhe se po e presin kthimin e tij në Gllogjan.

”Po, mundem me ua konfirmu se Nasimi eshte liru. Jemi duke shku me u taku me të. Po e presim ne Gllogjan që të na vije. Jemi shumë të lumtur, që drejtësia po triumfon. U dëgjova me Nasimin tash na tha që po vjen”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]