fbpx

Gruaja e Oliver Ivanoviqit e zbulon të dashurin e ri

nga Revista Kosovarja

Milena Popoviq, e veja e të ndjerit Oliver Ivanoviq, së fundmi ka treguar se është në lidhje me Igor Juriqin.

Ajo ka publikuar një foto të tyre së bashku, por shumë shpejt e ka hequr nga profili i saj. Ka pasur shumë komente negative, por mediat serbe spekulojnë se kjo nuk është e vetmja arsye pse ajo e hoqi foton. Thuhet se të dashurit të saj i pengoi ekspozimi i lidhjes në publik.

Pasi Milena postoi një foto duke e vendosur krahas saj një zemër, Juriq dyshohet se ka thënë se ai nuk është yll i popit dhe s’duhet publikuar asgjë në lidhje me privatësinë e tij.

Kur ai është pyetur nga mediat për këtë fotografi, reagimi i tij ka qenë i ashpër.

“Komunikoni me të për gjithçka që ka publikuar Milena Popoviq, si dhe për pyetjet që kanë të bëjnë me të dhe ndjenjat e saj”, tha Juriq për mediat.

Siç shkruan Kurir, kur i dërguan pyetje nga redaksia, Milena tha me inat se e dinte pse e thërrisnin, por se nuk i pëlqente kjo.

E pyetur nëse e ka lënduar komenti i partnerit të saj Igor Juriq, ajo ka thënë se nuk ka koment për asnjërën nga pyetjet dhe më pas e ka ndërprerë lidhjen. Mirëpo, pasi biseda përfundoi, ajo i dërgoi një mesazh.

“Ne kemi marrë vendimin që jetën tonë private ta mbajmë larg syrit të publikut dhe medias. Kaq është e gjitha”, tha ajo për mediat.

Kujtojmë se Milena dhe Igor sipas mediave janë në një lidhje prej dy vitesh dhe bashkëjetojnë në qendër të Novi Sadit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]