fbpx

Gruaja e qorton burrin pasi qëndron 4 orë në ditë në banjo

nga Revista Kosovarja

Një grua ka qortuar burrin e saj duke thënë se ai kalon shumë kohë në banjë.

Duke ndarë historinë e saj në mënyrë anonime, gruaja tha se ‘Justin’ shpenzon “45 minuta vetëm për të urinuar, katër deri në pesë herë në ditë”, dhe se ajo nuk e di më se çfarë të bëjë me burrin e saj, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.

Ajo tha se ishte “irrituese”, e ndërsa durimi i saj u sos kur çifti shkuan në një restorant së bashku.

Burri e la gruan e tij për të ngrënë ushqimin vetëm, pasi ai kaloi gati një orë në banjë – dhe ajo u acarua aq shumë sa doli dhe e la atë atje.

Duke treguar historinë e saj për Reddit, ajo tregoi se para se të shkonin në restaurant i bëri me dije burrit të saj që nuk duhej të kalonte kohë të gjatë në banjë, dhe ai i kishte premtuar se nuk do të rrinte më shumë se një minutë, por që ndodhi krejtësisht e kundërta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]