Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, në të paktat dalje publike, në kapacitetet e bashkëthemelueses të organizatës të “Kërkimeve për avokatinë e të drejtave të njeriut ishte e ftuar në forumit ekonomik Ndërkombëtar, Future Investment Initiative.
Ajo e cilësoi fitoren e një mandati të katërt nga bashkëshorti të dielën e shkuar si një përgjegjësi e madhe.
“Jam e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme për qytetarët dhe duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët sepse besojnë të ëndërrojnë shumë në Evropë, i besuan Edit një mandat të fortë. Përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej peshën mbi shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që ka dhënë këtë mbështetje dhe lejuar të rinjtë që të çelin një shteg krejt të ri, misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi”, tha Linda Rama./Tch/