Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool FC raportohet se është një marrëveshje e kryer. Por ylli i Kupës së Gjermanisë nuk është i vetmi që është në qendër të vëmendjes në Angli.
E dashura e tij Aaliyah, gjendet pothuajse përherë në stadium për të parë ndeshjet e Wirtz, shpesh edhe pranë babait të futbollistit, Hans dhe pamja e saj po komentohet nga anglezët. Shumë nga fansat influencerën po e konsiderojnë si gruan më të bukur në botë.
Çifti nuk e kanë folur ende publikisht për lidhjen e tyre. E vetmja deklaratë e tyre deri më tani ishte intervista kur Wirtz zbuloi se Aaliyah ishte “një mbështetje e rëndësishme” për të.
Ylli i Leverkusenit dhe Aaliyah janë bashkë që nga vjeshta e vitit 2022.