fbpx

Gruaja në Fushë-Kosovë: I dashuri m’i solli katër meshkuj për seks me para

nga Revista Kosovarja

Një grua shtetase e Shqipërisë, ka raportuar në polici se burri me të cilin bashkëjeton ia ka sjellur në banesë në Fushë Kosovë katër meshkuj, për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Viktima ka kundërshtuar dhe është larguar nga banesa.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Fushë Kosovë, 14.02.2021-16:00. Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]