fbpx

Gruaja në Gjakovë rrahet nga burri dhe motra e saj

nga Revista Kosovarja

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës dhe e dyshuara femër kosovare motra e viktimës pasi dyshohet që kishin ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, në përpjekje për t’i bashkuar.

Është njoftuar mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje si dhe viktima është vendosur në strehimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]